Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump

2024/11/06 at 4:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump

Njëri nga premtimet kryesore të Presidentit të sapo zgjedhur amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore ishte se ai do t’i jepte menjëherë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit e Hezbollahut, dy grupeve militante që mbështeten nga Irani. Sot, zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë u përshëndet nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si një “rikthim historik” ndërkohë që në Iran, monedha zyrtare pësoi rënien më të madhe historike, duke paralajmëruar sfida të reja për Teheranin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përgëzoi të mërkurën Presidentin Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Urime për rikthimin më të madh historik! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë është një fillimi i ri për Amerikën dhe për një angazhim rishtas i fuqishëm për aleancën e ngushtë ndërmjet Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!” deklaroi Kryeministri Netanyahu.

Ndërkohë sulmet izraelite ndaj grupeve militante Hamas dhe Hezbollah vazhduan në Liban dhe Gazë krahas njoftimeve për 30 viktima në qytetin Barja, vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant duke iu referuar mospajtimeve mes tyre rreth menaxhimit të luftës në këto dy fronte.

Kryeministri izraelit dhe Presidenti Trump kishin një marrëdhënie të afërt gjatë mandatit të kaluar të ish presidentit, por marrëdhëniet u acaruan kur Netanyahu përgëzoi Presidentin Biden për fitoren në zgjedhjet e vitit 2020. Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump u përpoq ta ribëjë Lindjen e Mesme duke pajtuar Izraelin dhe Arabinë Saudite dhe tani të gjithë janë në pritje të shohin se cilat do të jenë ndërhyrjet e tij në konfliktet e tanishme rajonale.

Izraelitët u bën jehonë urimeve të kryeministrit Netanyahu.

“Sot festojmë fitoren e zotit Trump. Është fitore për popullin amerikan dhe për popullin izraelit… I urojmë fat, e duam dhe e përgëzojmë”, thotë Ester Hadas, banore e Tel Avivit.

Udhëheqësit palestinezë ende nuk kanë reaguar për fitoren e zotit Trump.

Në Bregun Perëndimor, palestinezët shprehën dëshpërimi për zgjedhjen e Presidentit Trump.

“Fitorja e Trumpit për një mandat të dytë është tregues se gjakderdhja do të vazhdojë dhe shenjë se politika amerikane nuk ka ndryshuar – do të vazhdojë të mbështesë Izraelin”, thotë banori i Ramallahut, Naim Fawzi.

Në Iran, zgjedhja e Presidentit Trump ndikoi në rënien më të madhe të vlerës së valutës iraniane, një sinjal i sfidave të reja me të cilat do të përballet ekonomia e këtij vendi që ballafaqohet me sanksione ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor. Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë të tensionuara ndër vite, por ato u përshkallëzuan pas tërheqjes së zotit Trump gjatë mandatit të tij të parë presidencial, nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Qeveria iraniane ka bërë përpjekje të minimizojë ndikimin që zgjedhja e zotit Trump do të ketë për Teheranin.

“Zgjedhja e presidentit amerikan nuk ka ndonjë ndikim të veçantë tek ne. Vijat kryesore politike të Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike janë statike dhe nuk do të ndryshojnë shumë me ndryshimet e njerëzve në pushtet. Kemi bërë përgatitjet e nevojshme paraprakisht”, tha zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani.

Por iranianët në rrugët e Teheranit shprehën shqetësimet e tyre.

“Trumpi do t’i intensifikojë sanksionet 100 për qind. Gjërat që nuk janë në favorin tonë do të përkeqësohen. Gjendja jonë ekonomike dhe sociale gjithsesi do të përkeqësohet”, tha studenti 22 vjeçar Amir Aghaeian.

Irani dhe Izraeli janë angazhuar në sulme të drejtpërdrejta ndaj njëri-tjetrit në muajt e fundit. Irani ka sulmuar me raketa balistike Izraelin dy herë, ndërkohë që Izraeli së fundmi sulmoi infrastrukturën të prodhimit të raketave balistike dhe dronëve në brendësi të Iranit.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ndaj Izraelit, ku trupat amerikane tani kanë vendosur një sistem të sofistikuar të mbrojtjes nga raketat./VOA

Ju sugjerojmë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Përse SHBA ia dha sërish fitoren Trump, si ndryshon politika e jashtme amerikane

Përse SHBA ia dha sërish fitoren Trump, si ndryshon politika e jashtme amerikane

“Amerika zgjodhi president për veten”, Fevziu dhe Buzhala flasin nga SHBA pas fitores së Trump

“Amerika zgjodhi president për veten”, Fevziu dhe Buzhala flasin nga SHBA pas fitores së Trump

Një anije italiane me emigrantë niset drejt Shqipërisë

Një anije italiane me emigrantë niset drejt Shqipërisë

TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com