Besimtarët ortodoksë kanë marrë pjesë në meshën për lindjen e Krishtit, e mbajtur mëngjesin e sotëm në Katedralen Ortodokse në Tiranë.
Mesha është mbajtur nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, ku qindra besimtarë u lutën për mirësi dhe dashuri.
Kjo festë që përkon me datën 25 Dhjetor, me lindjen e birit të Zotit, festohet në të gjithë botën. Të gjithë përcjellin mesazhet e shpresës dhe begatisë, ndërsa luten për një jetë më të mirë. Lindja e Krishtit festohet në datat 24-25 Dhjetor, edhe pse kjo datë nuk përmendet në Dhjatën e Re.
Megjithatë, besimtarët katolikë e festojnë mbrëmjen e 24 Dhjetorit Krishtlindjen, ndërsa besimtarët ortodoksë mëngjesin e 25 Dhjetorit. Pas Pashkëve, Krishtilndja është festa më e rëndësishme për besimtarët e krishterë.