Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lindita Nikolla reagon kundër Kryemadhit: Po më surprizon negativisht duke gabuar…

2017/03/25 at 10:00 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi i OPINION.AL/ Mësuesja nga Tirana: “Drejtoresha më dërgon sms për të votuar Nikollën”

Lindita Nikolla ka reaguar sot publikisht pas deklaratave të Monika Kryemadhit lidhur me reformën në arsim. Debat në distancë që ka nisur mes dy zonjave që javën e kaluar, duket se do të vijojë të mbetet i tillë, ndonëse sikurse shihet edhe këtë radhë tonet e Nikollës nuk janë aq të prera sa ato të deputetes së LSI-së.


Statusi i plote i Nikolles 

E dashur Monika,
Ti më ke surprizuar jo rrallë pozitivisht për energjinë dhe vendosmërinë që ke. Por sot dua të të them se vendosmëria në gabim, nuk është po aq e vyer sa vendosmëria në mbrojtjen e të vërtetës. Është e dyta herë në një kohë të shkurtër që më surprizon negativisht, duke gabuar në vlerësimin për një punë të madhe të këtyre viteve, e cila në fakt është puna e përbashkët e koalicionit tonë: reforma në arsim. Kemi shumë për të bërë në mirëzbatimin e plotë të reformës, por e them me bindje që duhet të jemi krenarë pēr këtë reformë. Edhe unë, edhe ti.

Sot, përsëri iu ktheve mesazhit të gabuar drejtuar të rinjve, lidhur me reformën. Unë e di që zbatimi i reformës ka sjellë një shkundje të madhe nga një letargji e gjatë. Kjo shkundje ka krijuar edhe konfuzion te disa. Stres e pakënaqësi te disa të tjerë, por edhe mundësi për të abuzuar politikisht me të vërtetat e reformës. Këto mund të jenë sidoqoftë normale! Por rëndësi ka që rezultatet e para tregojnë se reforma është e duhura, nëse duam një gjeneratë që arsimohet realisht, jo një rini që thjesht shkon në shkollë.
Ndoshta nuk do t’i kisha shkruar këto rreshta, nëse gabimisht nuk do të kishe thënë sot dy të pavërteta.

E para, aktet nënligjore janë bërë dhe po vijojnë procedurën e miratimit. Kanë marrë kohë? Sigurisht që kanë marrë kohë, sepse njësoj si edhe ligji janë konsultuar me pedagogë, ekspertë vendas e të huaj. Janë organizuar edhe tri konferenca me pjesëmarrjen e ekspertëve më të mirē ndërkombëtarë në ndihmë të grupeve të punës. Madje, partnerët ndërkombëtarë që po bashkëpunojnë në hartimin e tyre, kërkuan marrjen e më shumë kohe, për shkak të punës voluminoze. Lejomë të të them që vetëm një prej akteve nënligjore të hartuara ka dispozita sa vetë ligji i arsimit të lartë.

E dyta, edhe mesazhi i parë, edhe ky mesazh e dashur mike, kanë autorësinë time! Nuk e kuptoj pse duhet të thuash që nuk e paskam shkruar vetë mesazhin e parë?! Sepse kjo s’është as e vërtetë dhe as argument. Perspektiva e qartë e kësaj reforme nuk duhet të errësohet
me demagogji për vota, në garën brenda koalicionit. As maturantëve e as studentëve nuk duhet t’u keqserviret kjo temë e madhe kombëtare, për t’u marrë votën.

Në mbyllje, duke të uruar fushatë të mbarë, të siguroj se koha po provon dhe do të provojë edhe më shumë që kam të drejtë. Qoftë kur e mbroj reformën nga keqinterpretimet dhe keqinformimi dhe qoftë kur të ftoj të jesh krenare për këtë punë të madhe të përbashkët.

Lindita

Etiketa: lindita nikollaMonika Kryemadhi


Ju sugjerojmë

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

19 Gusht, 2025 10:35 pm
Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

19 Gusht, 2025 10:12 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

19 Gusht, 2025 9:56 pm
OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
Rajoni

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

19 Gusht, 2025 9:33 pm
“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

19 Gusht, 2025 9:11 pm
Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’
Bota

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’

19 Gusht, 2025 8:43 pm
Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën
Bota

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

19 Gusht, 2025 8:22 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

19 Gusht, 2025 8:03 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Bota

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

19 Gusht, 2025 7:30 pm
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
Bota

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

19 Gusht, 2025 7:18 pm
Para
Ngjela: Meqënëse nuk e takon Kerry, Meta duhet të dorëhiqet

Ngjela: Shërbimet sekrete thonë që Berisha ka fituar 300 milionë euro nga korrupsioni 

Foto/ Skandal në grupin e FRESSH-it, aktivistja dërgon foto porno në chat 

Foto/ Skandal në grupin e FRESSH-it, aktivistja dërgon foto porno në chat 

Artikulli i gazetes kineze/ Filmat shqiptarë, nostalgji e revolucionit kulturor në Kinë 

Artikulli i gazetes kineze/ Filmat shqiptarë, nostalgji e revolucionit kulturor në Kinë 
















TE FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
19 Gusht, 2025

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet e Ukrainës, si dhe...

Lexo më shumë

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
19 Gusht, 2025

Zvicra është e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit...

Lexo më shumë

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
19 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë shprehur rëndësinë e kthimit të fëmijëve ukrainas të...

Lexo më shumë

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
19 Gusht, 2025

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com