Shqiptarët ndodhen në top 10-shen e prindërve të huaj në Britaninë e madhe. Sipas Zyrës Kombëtare për Statistikat, më shumë se 3,000 foshnja u lindën vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar nga nënat shqiptare.
Por shifrat kanë ngritur pikëpyetje për numrin e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas shifrave zyrtare është më pak se 50,000.
Këto të dhëna vijnë pas një raporti të zbuluar në The Mail të dielën, ku thuhej se katër në dhjetë emigrantë që kalonin kanalin e La Manshit me gomone ishin nga Shqipëria. Sipas tyre ata janë shumë më tepër se ata që ikin nga lufta ose persekutimi në Afganistan apo Siri.
Nënat shqiptare kanë kaluar në vendin e dhjetë, nga vendi i 41-të që ishin një dekadë më parë. Ndërsa baballarët renditen në vendin e tetë nga vendi i 36-të që ishin një dekadë më parë.
Ish-ministri i Zyrës së Brendshme Sir John Hayes tha: “Është e çuditshme që duhet të ketë kaq shumë foshnje të lindura këtu nga prindër shqiptarë, duke pasur parasysh statistikat zyrtare për numrin e tyre. Mbetet duke pyetur nëse një numër i madh i shqiptarëve janë këtu ilegalisht apo nëse atyre u jepen viza me ndonjë mjet tjetër, dhe nëse po pse.”
Shifrat e Zyrës Kombëtare për Statistikat, për vitin 2019 vlerësuan se kishte vetëm 47,000 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar duke i bërë ata kombësinë e 46-të më të zakonshme të lindur jashtë shtetit.
“Të dhënat e disponueshme të imigracionit nuk japin një shpjegim të qartë se pse Shqipëria është zhvendosur për herë të parë në dhjetë vendet e para më të zakonshme të lindjes për prindërit emigrantë”, tha Peter Walsh i Observatorit të Migracionit në Universitetin e Oksfordit.
“Shpjegimet e mundshme për këtë mund të vijnë për shembull për shkak të migrimit të parregullt ose shqiptarët kanë më shumë gjasa të jenë në moshë riprodhuese dhe si rrjedhim të kenë më shumë fëmijë.”/Opinion.al