Këngëtarja Linda Halimi ka elektrizuar skenën e “Eurovision 2017”, ku ajo u ngjit si përfaqësuesja e Shqipqrisë, në këtë edicion të 62-të Festivalit Të Këngës Europiane (Eurovision).
Paraqitja e këngëtares shqiptare me këngën “World” mund të konsiderohet dinjitoze, aq sa rrëmbeu edhe duartrokitjet e të pranishmëve.
Interpretimi i Lindës ishte shumë potent shoqëruar me skenografinë e veçantë, ku mbretëronte ngjyra e bardhë.
Linda këndoi e 4-ëta në këtë gjysmë finale pas Suedisë, Australisë dhe Gjeorgjisë. Eurovisioni këtë vit mbahet në Kiev të Ukrainës.