Këngëtarja Linda Halimi, e cila aktualisht vijon karrierën muzikore në SHBA, ka ndarë me fansat e saj një moment mjaft të rëndësishëm. Ajo ka publikuar një foto me partnerin e saj Davon ku shprehet e lumtur për 5 vjetët e kaluara me të duke kujtuar kështu përvjetorin e tyre. “Çdo ditë e jetës muaj mjalti…5 vite bashkë dhe akoma si dita e parë. Krenaria ime është dashuria dhe respekti i tij për mua…Të dua Davon.” Ky status kaq romantik është shkruar nga Miami, ku çifti është duke pushuar.