Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liljana tregon historinë e saj:Burri nuk më foli një vit sepse linda vajzë

2019/01/14 at 12:22 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Liljana tregon historinë e saj:Burri nuk më foli një vit sepse linda vajzë

Liljana ka përjetuar dhunë psikologjike e fizike për disa vite. Derisa u detyrua të marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar.

Ajo ftoi të bijën 16-vjeçare në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, të emisionit “E Diela Shqiptare”, për t’i treguar mbështetje, pasi vajza prej kohësh po vuan dhe është trajtuar edhe në spital.


“Kam përjetuar një jetë shumë të vështirë që në moshën 16-vjeçare. Një martesë me shkuesi, shumë e vështirë dhe e hidhur. Në moshën 18-vjeçare erdhi në jetë një vajzë dhe unë isha shumë e lumtur, por ish-bashkëshorti, jo sepse ishte vajzë dhe jo djalë. Për një vit nuk ka folur fare me mua dhe as vajzën nuk e merrte në krahë. Pas dy vitesh erdhi në jetë djali dhe burri u gëzua shumë.

Pas dy vitesh erdhi në jetë djali tjetër. Por gjithmonë kishim mosmarëveshje. Ai ushtronte dhunë ndaj meje, por gjithmonë e kam duruar për hir të fëmijëve. Ai pinte (alkool) dhe luante bixhoz dhe për 18 vjet më dhunonte dhe më ofendonte në prezencën e fëmijëve”, rrëfeu e prekur Liljana.

Më 30 Gusht 2017, ish-bashkëshorti e dhunoi dhe e ofendoi shumë rëndë, por një goditje me grusht në shtyllën kurrizore do të rezultonte fatale për Liljanën, duke e lënë për 4 ditë në gjendje kome. Por kjo nuk ishte e vetmja zënkë e rëndë mes tyre. Një mbrëmje, ai e goditi me thikë për arsye banale dhe më pas pretendoi se po bente thjeshtë një shaka.

“E kam duruar për hir të fëmijëve. Nuk doja ta shkatërroja atë familje sepse mendoja ku do përfundoja me tre fëmijë”, u shpreh Liljana. Por fëmijët ishin ata që e shpëtuan të ëmën nga i ati, duke e denoncuar dhunën e tij të vazhdueshme në polici.

Ish-bashkëshorti u dënua me burgim, por Liljana tërhoqi denoncimin dhe mori kredi për të paguar një avokat që ta lironte. Pas 8 muajsh ish-bashkëshorti i saj u lirua dhe e falenderoi duke i thënë: “Merri fëmijët dhe zhduku nga kjo shtëpi!”

Por përpos të gjithave, Liljana ka dëgjuar se ai kishte një familje tjetër në Maqedoni, pasi punonte aty.

“Fëmijët dinë vetëm dhunën nga babai i tyre dhe asgjë tjetër. Dinë që është i martuar, por vajza prapë nuk e shpreh”, tha ajo. Liljana gjithashtu rrëfeu se vijon të paguajë kredinë e marrë për të liruar ish-bashkëshortin nga burgu dhe se mban familjen me një shumë tepër të vogël parash.

Ajo dëshiron vetëm t’i thotë të bijës të mos e përjetojë aq shumë divorcin. Por të fokusohet te mësimet dhe të bëhet dikush në jetë. Për shkak të dhunës së vazhdueshme në familje, Florida ka kaluar 3 muaj gjendje ankthi dhe është trajtuar në spital.

Por Florida është një vajzë shumë e fortë. Ajo pranoi të bëhej pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” për të zbuluar surprizën që ishte përgatitur për të.

Liljana: Të kam thirrur sot këtu se dua të të them që ti të mos vuash më aq sa ke vuajtur deri më sot. Dua që të vazhdosh shkollën, të ecësh përpara dhe të bëhesh dikushi në jetën tënde. Nuk dua të shqetësohesh më kaq shumë për mua. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. Tani e tutje duhet të vazhdojmë një jetë të re të dyja bashkë. Siç kemi qenë të lidhura deri tani, ashtu do të jemi gjithmonë. Do të qëndroj në krah ashtu siç ke qëndruar ti për mua!

Florida: E kam mbështetur deri më sot. Dhe do të vazhdoj ta mbështes përherë dhe i them që e dua shumë. Sepse ka bërë shumë sakrifica për mua dhe vëllezërit e mi. Tani e kam unë radhën ta ndihmoj sado pak.

 

 

Etiketa: divorcfemijeliljana


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Foto/ Trafik në autostradë, maunia përplaset me trafik-ndarësen

Foto/ Trafik në autostradë, maunia përplaset me trafik-ndarësen

Ka katër ngjyra pasaportash në botë, pse e jona ka ngjyrë të kuqe?

Ka katër ngjyra pasaportash në botë, pse e jona ka ngjyrë të kuqe?

Unaza e Re/PD: Fituesi i tenderit është paracaktuar ‘Gjoka Konstruksion’

Unaza e Re/PD: Fituesi i tenderit është paracaktuar ‘Gjoka Konstruksion’
















TE FUNDIT

SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk…

SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk…
11 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara nisën një valë të re sulmesh ushtarake ndaj objektivave iraniane për të dytën ditë radhazi, duke përshkallëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 qershor 2026

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
11 Qershor, 2026

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
11 Qershor, 2026

Dashi Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kaloni momente mjaft interesante pranë...

Lexo më shumë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}