Kohë të mira për Andi Lilën në kampionatin grek të futbollit. Pas kritikave të shumta që mori për kryerjen e xhestit të simbolit të shqiponjës gjatë festimit të golit në ndeshjen kundër Olimpiakos dhe kalimit të lëndimit, lojtarit të Kombëtares i është dhënë shiriti i kapitenit në ndeshjen që ekipi i tij PAS Janina fitoi 2:1 kundër Acarnaikosit në kuadër të Kupës së Greqisë.
Janina pas kësaj fitoreje qëndron në vendin e parë në Grupin A me 4 pikë, ndërsa rrethi i dytë i Kupës së Greqisë zhvillohet në grup, ku më tej shkojnë dy vendet e para.