Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lija e majmunit në Shqipëri?Mbërrijnë testet e para për diagnostikimin e rasteve

2022/06/27 at 11:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lija e majmunit në Shqipëri?Mbërrijnë testet e para për diagnostikimin e rasteve

Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu vizitoi sot laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator. Pra, do të kemi mundësi që pikërisht në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës, të mundet të testojmë raste të dyshuara dhe gjithashtu kontaktet e dyshuara të rasteve”, u shpreh Manastirliu duke shtuar se bashkëpunimi me laboratorët e referencës do të vijojë.

Duke folur për modernizimin e laboratorit të ISHP, Manastirliu tha po ashtu se pritet që të forcohen kapacitetet me një aparaturë moderne për sekuencimin e genomit, teksa foli për masterplanin e ri transformues për Institutin e Shëndetit Publik.

“Deri në vjeshtë ne duam që të kemi gjithashtu një tjetër aparaturë moderne në ISHP, që është sekuenciatori genomik. Pra do të kemi mundësi që në këtë laborator të mund të sekuencojmë genomin dhe është një ndër proçedurat që të gjithë laboratorët e referencës e kanë. Ndërkohë që me Institutin e Shëndetit Publik, jemi duke punuar për të përfunduar edhe masterplanin e të gjithë korpusit të Insititutit të Shëndetit Publik, përfshirë edhe godinën qendrore dhe një godinë të re që do të jetë kulla e laboratorëve, duke përfshirë nga laboratorët bazë, kimik, biokimik, gjithashtu laboratorët e virologjisë dhe mikrovirologjisë. Është projekti ynë më ambicioz që ne kemi për ISHP-në”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën epidemiologjike ku ditët e fundit është vënë re një rritje e rasteve pozitive me Covid-19, Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të vijojnë të vaksinohen.

“Ashtu sikurse edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alertuar, do të kemi edhe një rritje të rasteve. Vjeshta sigurisht që do të vijojë që të ketë sfidat e saj në raport edhe me rastet covid, në raport edhe me variantet e reja. Por vaksinimi është fjala kyçe. Ne do të vijojmë proçesin e vaksinimit. Do të vijojmë që të jemi në të gjithë territorin. Njesitë e lëvizshme tashmë po bëjnë një punë fantastike në gjithë territorin, duke vijuar vaksinimin derë më derë dhe duke kapur pikërisht ato xhepat e popullatës që ende nuk janë vaksinuar me dozën e tretë. Ndërkohë që ne kemi të miratuar dhe dozën e katërt”, tha Manastirliu.

Ju sugjerojmë

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Para
Video/Dhuna mes shqiptarëve në aeroportin italian, përdoren edhe ndarset metalike

Video/Dhuna mes shqiptarëve në aeroportin italian, përdoren edhe ndarset metalike

Vdiq në një aksident në Itali/Nënë e një djali të vogël,kush ishte Matilda Hidri?

Vdiq në një aksident në Itali/Nënë e një djali të vogël,kush ishte Matilda Hidri?

Amnistia fiskale/PD: E shndërron Shqipërinë në mega-lavatriçe të parave të krimit

Amnistia fiskale/PD: E shndërron Shqipërinë në mega-lavatriçe të parave të krimit

TE FUNDIT

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
2 Janar, 2026

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në...

Lexo më shumë

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
2 Janar, 2026

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet...

Lexo më shumë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com