Bota

Lija e majmunit, mijëra të huaj shkojnë në Kanada për të marrë vaksinën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:59 - 13/08/22 |
Opi Nion

Mijëra të huaj, përfshirë amerikanë po vërshojnë në Kanada për të marrë vaksinën kundër lisë së Majmunit. Kjo situatë ka ardhur pasi në SHBA dhe Europë thuhet se nuk ka furnizim të mjaftueshëm me vaksinën kundër kësaj sëmundjeje

Qyteti i dytë më i madh i Kanadasë, Montreal,, i vendosur rreth 70 kilometra (43 milje) në veri të kufirit të SHBA-së, ka vendosur ta vërë vaksinën në dispozicion të të gjithë personave që e konsiderojnë veten të rrezikuar.

Robb Stilson, një drejtor arti nga Denveri, Kolorado, është një nga personat që përfitoi nga kjo mundësi gjatë një vizite në Montreal javën e kaluar.

“Është shumë e vështirë në Shtetet e Bashkuara për t’u vaksinuar,” tha Stilson ndërsa u rreshtua për të marrë vaksinën në një qendër vaksinimi së bashku mef amiljen e tij. “Kam miq që kanë pritur 8 ose 9 orë për të hyrë.”

Për shkak se gjurmimi i kontaktit është i vështirë, autoritetet në Montreal vendosën të ofrojnë vaksinën për të gjithë ata që janë në rrezik për të frenuar përhapjen e virusit.

“Si turistë, ata mund të marrin pjesë në aktivitete që mund t’i ekspozojnë ata dhe kështu, në një farë mënyre, ne po e luftojmë pandeminë duke i lënë ata të vaksinohen këtu, në mënyrë që të mos e transmetojnë infeksionin as këtu dhe as kur të kthehen në shtëpi.” –tha për AFP Donald Vinh, specialist i sëmundjeve infektive në Qendrën Shëndetësore të Universitetit McGill.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në mes të majit, sapo u zbuluan rastet e para të lisë së majmunëve, Montreali ka vaksinuar 18,500 njerëz, 13 për qind prej tyre të huaj.

Qëllimi është të administrohen 25,000 doza dhe të vaksinohen rreth 75-80 për qind e popullsisë që konsiderohet të jetë në rrezik, veçanërisht meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj ose me shumë partnerë.

“Shpresoj që strategjia e përdorur nga agjencia e shëndetit publik të Montrealit të jetë një fener për agjencitë e tjera të shëndetit publik për ta përdorur si një strategji vaksinimi,” shtoi Vinh.

Në provincën perëndimore të British Columbia, autoritetet shëndetësore vendosën javën e kaluar se nuk do ta ofrojnë më vaksinën për të huajt duke përmendur furnizimet e kufizuara dhe faktin se ajo po bëhej më e disponueshme në Shtetet e Bashkuara./Opinion.al

Pas