Kryesore

Lija e majmunëve, konfirmohet rasti i parë në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 08/06/22 |
Opi Nion

Rasti i parë i lisë tek majmunët është shënuar në Greqi sipas një informacioni zyrtar të EODY. Pacienti është një burrë që së fundmi ka udhëtuar drejt Portugalisë dhe ka shkuar me simptoma në spitalin “Andreas Syggros”.

Burri është duke u trajtuar dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

Siç theksohet në njoftimin e EODY, testi fillestar i kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik të Organizatës për speciet e virusit ortopoks jo-variola, ku përfshihet edhe virusi i lisë së majmunit, ka rezultuar pozitiv.

Deri më 7 qershor, janë raportuar gjithsej 577 raste me lisë në 18 vende evropiane, si dhe 437 raste në 10 vende jashtë Evropës.

Sot, 08.06.2022, nga Spitali “Andreas Syggros” është raportuar në EODY një rast me simptoma klinike të përputhshme me sëmundjen./Opinion.al

Pas