Kronikë

Lihet në burg autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 14/04/21 |
Opi Nion

Gjykata e Fierit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për autorin e dyshuar, Alber Zaja të vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Autori i dyshuar është shoqëruar nën masa të rrepta policie për në ambientet e Gjykatës, teksa ndërtesa është rrethuar nga forca të shumta policore.

Bëhet me dije se Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuar Alber Zaja, këtë herë për mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Kujtojmë se kjo është e dyta herë që Alber Aaja paraqitet pranë togave të zeza në Fier, përsa i përket vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Në kërkim vijojnë të mbeten edhe tre persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen, Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa./Opinion.al

Pas