Zhvillime të reja në lidhje me çështjen e vrasjes në Linzë, ku humbi jetën Enton Nika.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, njëri prej personave të shpallur në kërkim dhe që ishte ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, Oliver Gjoka 29 vjeç është lënë i lirë.
Të njëjtat burime kanë konfirmuar se personi i shoqëruar pasi është marrë në pyetje dhe ka dhënë alibinë e tij, prokuroria ka vendosur që të lihet i lirë.