Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligjvënësit demokratë: Ndryshimet në agjencitë qeveritare nuk mund të bëhen në mënyrë sekrete

2025/02/05 at 4:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligjvënësit demokratë: Ndryshimet në agjencitë qeveritare nuk mund të bëhen në mënyrë sekrete

Udhëheqja demokrate e Kongresit paralajmëroi Presidentin Donald Trump të martën se ata do të përdorin bisedimet e ardhshme mbi buxhetin si një mjet për të luftuar ndryshimet e administratës në agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara.


Paralajmërimet e demokratëve pasojnë vendimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), të drejtuar nga sipërmarrësi Elon Musk, për ta kaluar Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nën kontrollin e Departamentit të Shtetit në fillim të kësaj jave. Administrata e Presidentit Trump ka thënë se po rishikon ndihmat amerikane të USAID-it për vendet e tjera të botës për t’u “siguruar që ato të jenë në përputhje me agjendën Amerika e Parë”.

“Ajo që DOGE po bën nuk është demokraci”, u tha gazetarëve të martën udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer. “Demokracia është e hapur. Ajo nuk është sekrete.”

Demokratët mund të kundërshtojnë disa nga ndryshimet më të fundit në qeverinë amerikane, duke mos votuar për projekt-ligjin e ri të shpenzimeve qeveritare. Buxheti aktual i qeverisë skadon më 14 mars.

Të hënën, ligjvenës demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit protestuan jashtë zyrave të mbyllura të USAID-it, duke thënë se administrata e Presidentit Trump kishte tejkaluar autoritetin e saj.

“Nëse doni ta ndryshoni një agjenci, ju mund ta bëni këtë përmes miratimit të një ligji”, tha senatori demokrat Brian Schatz. “Ju nuk mund të mbyllni me urdhër ekzekutiv apo të merrni nën kontroll serverat e një agjencie që nuk ju pëlqen. Sistemi amerikan i qeverisjes nuk funksionon kështu.”

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar menaxhon programe të ndihmave për vendet e huaja me vlerë prej dhjetëra miliaradë dollarësh.

“Kushtetuta kërkon që fondet e miratuara nga Kongresi të shpenzohen nga Presidenti dhe administrata e tij”, tha të martën udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries. “Kushtetuta kërkon që presidenti të zbatojë ligjet me besnikëri. Marrëveshjet e mëparshme për shpenzimet qeveritare të miratuara nga Kongresi janë pjesë e ligjeve të vendit dhe shkelja e tyre përbën shkelje të Kushtetutës. Për këtë arsye ka filluar një valë e padive të drejta gjyqësore.”

Republikanët në Kongres kanë shprehur mbështetje për përpjekjet për të eliminuar korrupsionin dhe shkeljet në sistemin e ndihmave amerikane për vendet e tjera.

“Nuk mendoj se ata po mbyllin një agjenci. Ata kanë të drejtë të rishikojnë fondet dhe mënyrën se si merren ato vendime mbi ndihmat për botën e jashtme dhe cilat përparësi të vendit po financohen”, u tha gazetarëve të martën udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune. “Mendoj se kjo është ndoshta e vërtetë për çdo administratë. Ka shumë programe të autorizuara dhe të financuara nga kjo agjenci, disa prej të cilave mendoj se funksionojnë në mënyrën se si është parashikuar dhe disa jo.”

Shtëpia e Bardhë kritikoi projektet e USAID-it që mbështesin nismat e diversitetit dhe barazisë dhe përpjekjet e tjera që i konsideron si abuzim të fondeve të taksapaguesve.

“Nëse ka një mashtrim masiv, nëse fondet nuk po përdoren për qëllimet e parashikuara nga ligjet e miratuara nga Kongresi dhe të nënshkruara nga presidenti, atëherë ne duhet të jemi të informuar për këtë”, tha Roger Wicker, kryetar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, për kanalet amerikan “CNN” dhe “CBS” të hënën.

“Për një kohë të gjatë unë kam menduar se USAID-i është mënyra jonë e duhur për të luftuar Nismën “Një Brez, Një Rrugë”, përmes së cilës Kina po përpiqet të shtrijë ndikimin e saj në mbarë botën, duke përfshirë Afrikën, Amerikën e Jugut dhe Hemisferën Perëndimore”, theksoi senatori Wicker. “Ne kemi nevojë për një program ndihmash që mund t’i përgjigjet përpjekjeve kineze, por kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjet ekzistuese të Shteteve të Bashkuara.”

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha të martën se ai i mbështet përpjekjet për eliminimin e mashtrimit dhe abuzimit, por kritikoi shpejtësinë dhe fshehtësinë e këtij procesi./VOA



Ju sugjerojmë

Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
Rajoni

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

15 Korrik, 2025 5:36 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

15 Korrik, 2025 4:37 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja

15 Korrik, 2025 4:05 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:48 pm
Para
Dy 16-vjeçarët vjedhin me dhunë qytetarin në Vlorë

Sulmoi babë e bir dhe goditi njërin prej tyre me makinë, shpallet në kërkim 28-vjeçari në Krujë

Malësi e Madhe/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Linaj

Largohen nga Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit dy të mitur, policia në kërkim të tyre

Presidenti kolumbian: Kokaina është njësoj si uiski

Presidenti kolumbian: Kokaina është njësoj si uiski
















TE FUNDIT

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
15 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka caktuar...

Lexo më shumë

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
15 Korrik, 2025

Një në 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat e drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza...

Lexo më shumë

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
15 Korrik, 2025

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të martën ta dënojë një të mitur me burgim për të miturit në lidhje me...

Lexo më shumë

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com