Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligjvënësi George Santos arrestohet nën akuzat për mashtrim dhe pastrim parash

2023/05/10 at 6:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligjvënësi George Santos arrestohet nën akuzat për mashtrim dhe pastrim parash

Ligjvënësi republikan George Santos u arrestua të mërkurën nën akuzat federale për mashtrim, pastrim parash dhe vjedhje të fondeve publike. Ligjvënësi Sanot u ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen për gënjeshtra në rezymenë e tij.

Aktakuza me 13 pika, e publikuar të mërkurën, akuzon 34 vjeçarin Santos për mashtrimin të mbështetësve të mundshëm politikë duke pastruar fonde për të paguar shpenzimet e tij personale dhe duke marrë në mënyrë të paligjshme përfitime papunësie ndërsa ai ishte i punësuar.

Ai akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme në Dhomën e Përfaqësuesve për pasuritë, të ardhurat dhe borxhet e tij.

“Të marra së bashku, akuzat e ngarkojnë zotin Santos se u mbështet në pandershmëri dhe mashtrime të përsëritura për t’u bërë anëtarë i Kongresit dhe për t’u pasuruar”, tha në një deklaratë Breon Peace, Prokuror i Distriktit Lindor të Nju Jorkut.

“Ai përdori kontribute financiare politike për të mbushur xhepat e tij, aplikoi në mënyrë të paligjshme për përfitimet e papunësisë që duhej t’u shkonin njujorkezëve që kishin humbur punën për shkak të pandemisë dhe gënjeu Dhomën e Përfaqësuesve”, tha prokurori Peace.

Zyra e ligjvënësit Santos ia referoi kërkesat për koment avokatit të tij. Avokati i zotit Santos nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment në lidhje me aktakuzën.

Ligjvënësit republikanë, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një epërsi të ngushtë 222-213, kanë thënë deri më tani se do të nuk do bëjnë komente për zotin Santos. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy u tha gazetarëve të mërkurën: “Në Amerikë, ju jeni i pafajshëm derisa të provohet faji”.

Menjëherë pas zgjedhjes së ligjvënësit Santos në vitin 2022 për të përfaqësuar një zonë të pasur në Long Island të Nju Jorkut, gazeta Nju Jork Tajms dhe media të tjera zbuluan se ai kishte sajuar pothuajse çdo aspekt të historisë së tij personale dhe profesionale.

Ndër pretendimet e tjera, zoti Santos tha se ai kishte diploma nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Kolegji Baruch, pavarësisht se asnjë institucion nuk kishte të dhëna se ai ishte regjistruar si student. Ai pretendoi se kishte punuar në kompanitë Goldman Sachs dhe Citigroup, gjë që gjithashtu ishte e pavërtetë.

Ai ka deklaruar në mënyrë të rreme se ishte hebre dhe se gjyshërit e tij u shpëtuan nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Santos, i cili identifikohet si homoseksual, gjithashtu fshehu faktin se ishte i martuar me një grua për disa vite duke e përfunduar martesën në 2019.

Që atëherë ai ka pranuar se ka sajuar pjesë të mëdha të biografisë së tij./ VOA

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Rama: Shëmbëlltyrë e qarqeve të errëta

Deklarata e Belerit për helenizimin e Himarës, Rama: Shëmbëlltyrë e qarqeve të errëta

5 shenjat me të cilat trupi juaj po ju paralajmëron se nuk jeni të lumtur në lidhjen tuaj

5 shenjat me të cilat trupi juaj po ju paralajmëron se nuk jeni të lumtur në lidhjen tuaj

“Hajde ta votojmë që nesër”, Berisha akuzon Ramën se gënjen për rritjen e pagave

"Hajde ta votojmë që nesër", Berisha akuzon Ramën se gënjen për rritjen e pagave

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com