Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka dhënë një deklaratë për mediat në përfundim të seancës së sotme plenare, ku ndër të tjera u votuan ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.
Tabaku u shpreh se qeveria me miratimin e këtyre ndryshimeve, tregon se nuk njeh limite, ndërsa shtoi se me votimin e ketij ligji u hapet rruga 14 investimeve strategjike brenda zonave të mbrojtura.
“Nëse flasim për parlamentin e kapur dhe shkeljen e procedurës, ky është shembulli më i mirë. Kam kohë që përpiqem që betejën ta bëjmë në institucione, por në kushte kur dhe deputetë të PS, vota e tyre nuk ka vlerë…. me këtë ligj qeveria tregoi se nuk njeh asnjë limit dhe votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura”, tha ajo.