Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji për studentët e mjekësisë, Kushtetuesja e shfuqizon pjesërisht

2024/01/25 at 3:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Studentët e Mjekësisë vazhdojnë bojkotin, protestojnë para fakultetit

Gjykata Kushtetuese e pranon pjesërisht kërkesën e studentëve dhe deputetëve për ligjin për studentet e mjekësisë.  

Përmes një njoftimi zyrtarë, Kushtetuesja shprehet se afati 5-vjeçar i vendosur në ligj për qëndrimin e detyruar në Shqipëri pas përfundimit të studimeve është më e ashpër se nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. 

Ndërsa gjykata detyron Kuvendin që brenda 3 muajsh të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore. 

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 21.12.2023 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit dhe një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. 

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot, më 25.01.2024, vlerësoi se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës. Kufizimi është vendosur me ligj dhe për interes publik, i cili lidhet me detyrimin e shtetit për të garantuar kujdes shëndetësor ndaj shtetasve, të parashikuar nga neni 55 i Kushtetutës. Megjithatë gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që  të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen. 

Në kuadër të testit të proporcionalitetit, Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se neni 6 i ligjit ka ometim ligjor. Ometimi ka të bëjë me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, sipas nenit 49 të Kushtetutës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim. Gjykata e analizoi çështjen edhe në këndvështrimin e parimit të sigurisë juridike dhe të barazisë para ligjit. 

Masa e pezullimit e vendosur nga Gjykata në datën 14.11.2023 hiqet për shkak të vendimmarrjes së sotme. Duke pasur në konsideratë që, nga njëra anë, ligji në tërësinë e tij duhet të fillojë të prodhojë efekte para përfundimit të këtij vitit akademik, por, nga ana tjetër, dispozitat që duhen shfuqizuar i bëjnë të pazbatueshme marrëveshjet me studentët, Gjykata vlerësoi t’i caktojë Kuvendit detyrimin që brenda 3 muajve të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore. 

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi: 

Pranimin pjesërisht të kërkesës. 

Shfuqizimin e fjalëve “5 (pesë) vjet” në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5-vjeçar” në nenin 4, pika 1, shkronja “c”,  “3 (tre) vjet” në nenin 4, pika 2, shkronja “a”,  “3-vjeçar” në nenin 4, pika 3, shkronja “b”,  “2 (dy) vjet” në nenin 4, pika 3, shkronja “a”,  “2-vjeçar” në nenin 4, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 60/2023. 

Konstatimin e ometimit ligjor në nenin 6 të ligjit nr. 60/2023 lidhur me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim. 

Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. 

Heqjen e masës së pezullimin të ligjit. 

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim. 

Ju sugjerojmë

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
Bota

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

14 Qershor, 2025 7:02 pm
Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
Sport

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

14 Qershor, 2025 6:01 pm
Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
Bota

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

14 Qershor, 2025 5:39 pm
Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Para
Vonesa në zbatimin e ligjeve të emigracionit në Greqi, preken masivisht shqiptarët 

Vonesa në zbatimin e ligjeve të emigracionit në Greqi, preken masivisht shqiptarët 

VIDEO/ Bill Gates zbulon se për çfarë teorie konspirative e pyesin njerëzit në rrugë

VIDEO/ Bill Gates zbulon se për çfarë teorie konspirative e pyesin njerëzit në rrugë

Aksidenti i vitit 2019 në Shkup/ Të akuzuarit dënohen me 39 vite burg, humbën jetën 16 persona

Aksidenti i vitit 2019 në Shkup/ Të akuzuarit dënohen me 39 vite burg, humbën jetën 16 persona

TE FUNDIT

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
14 Qershor, 2025

Një senator dhe një zyrtare e lartë amerikane nga Minnesota, janë qëlluar me armë zjarri. Siç shkruan The Guardian, përfaqësuesja...

Lexo më shumë

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
14 Qershor, 2025

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar për përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit në një bisedë telefonike këtë...

Lexo më shumë

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
14 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë një tjetër përmasë ndërkombëtare, pasi Kina reagoi ashpër ndaj sulmeve të fundit të...

Lexo më shumë

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
14 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të shtunën se sulmet e Izraelit kanë bërë që programi bërthamor i Iranit të bëjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com