Kryesore

Ligji për metrologjinë, Meta i kërkon SPAK të nisë hetimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 12/11/20 |
Opi Nion

Pasi ktheu në Kuvend ligjin e ri për Metroligjinë, Presidenti Meta ka vënë në dijeni edhe Prokurorinë Speciale në lidhje me shkeljet e konstatuara në të.

Presidenti i është drejtuar SPAK me një letër ku argumenton se ky ligj ka përmbajtje të lartë antikushtetutshmërie, me parashikime në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurrues.

Meta shprehet se ligji i miratuar nga Kuvendit kërkon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.  Po ashtu, Meta ka radhitur dhe argumentat pse ky ligj shkel kushtetutën e vendit.

Presidenti thotë se ligji i hap rrugën një serie koncensionesh, përmes të cilave mund të dëmtohet rëndë interesi publik. Kjo, pasi sipas tij, kocensionari mund të kërkojë verifikimin e mjeteve të ndryshme të matjes duke mos patur asnjë kufizim ligjor.

Sipas presidentit ky ligj:

“-  shmang konkurrencën e lirë;

–  dëmton interesin publik;

–  cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit;

–  cenon financiat publike;

–  krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi;

–  mbart rrezikun e prodhimit të kostove shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti;

– ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues;

– është tregues se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por është orientuar në mbrojtje të një pakice subjektesh private.

E thënë thjesht, ky ligj, nisur nga përmbajtja evazive e dispozitave që lidhen me dhënien e autorizimeve dhe mungesës së qëllimshme të mekanizmave kontrollues, krijon bindjen tek publiku, e jo vetëm te Presidenti i Republikës, se de facto i hapet rruga dhënies së të drejtave koncesionare të tjera, në mënyrë të fshehtë, në shkelje flagrante të procedurës konkurruese sipas legjislacionit në fuqi.”

Më tej, Presidenti shkruan në letër se;

“Si President i Republikës, vlerësoj të nevojshme që për të parandaluar dëmin që mund t`i vijë interesit publik nga hyrja në fuqi e këtij ligji që mbart premisa abuzimi me natyrë korruptive, në rast të rrëzimit të Dekretit të Presidentit, nevojitet hetimi juaj i shpejtë për të kryer veprimet e nevojshme hetimore, si:

Sekuestrimi i të gjithë praktikës administrative pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vlerësimin fillestar të nevojës së ndërmarrjes së një nisme legjislative, dratimit të saj, propozimit e shqyrtimit;

Sekuestrimi i të gjithë praktikës së konsultimit paraprak me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të përfshira apo të lidhura me këtë proces;

Sekuestrimi pranë ministrisë përgjegjëse i të gjithë informacionit lidhur me kompanitë koncesionare që aktualisht kanë të drejta shfrytëzimi në fushën objekt rregullimi nga ligji nr. 126/2020  dhe që veprimtaria e tyre lidhen apo mund të favorizohen përmes tij;

Kqyrja e tabulateve të komunikimeve elektronike/telefonike etj., ndërmjet palëve të interesuara dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore;

Sekuestrimi i të gjithë praktikës pranë Këshillit të Ministrave, nga konsultimi paraprak që bëhet në mbledhjet e drejtorëve të drejtorive juridike të ministrive të linjës; komentet e juristëve të departamentit përkatës në Kryeministri; komentet dhe diskutimet në mbledhjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive të linjës që paraprijnë diskutimin e projektakteve në mbledhjen e Këshillit të Ministrave; përfshirë këtu dhe procesverbalet e qëndrimet e shprehura në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku është miratuar projektvendimi për propozimin e këtij ligji;

Sekuestrimi i të gjithë praktikës pranë Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë procesverbalet e shqyrtimit në Komisionin përgjegjës dhe Komisionet për dhënie mendimi, dhe vlerësimet e mendimet e dhëna nga administrata e Kuvendit;

Sekuestrimi e gjithë praktikës së konsultimit publik me grupet e interesit si pranë qeverisë apo pranë Kuvendit të Shqipërisë;

Marrjen e dëshmive të të gjithë strukturave teknike dhe individëve të përfshirë në procesin nga vlerësimi i nevojës për ndryshime ligjore, deri në miratimin e këtyre ndryshimeve, që nga institucionet ekzekutive të varësisë, specialisti i nivelit më të ulët, deri tek çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që kanë marrë pjesë në formësimin e kësaj iniciative, apo që kanë udhëhequr dhe votuar këtë proces ligjbërës si në komisionet parlamentare dhe përgjatë fazave të shqyrtimit;

Sigurimin e të dhënave nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo institucionet e tjera inspektuese mbi raportet e kontrollit të ushtruara në fushën e metrologjisë që mund të kenë lidhje me çështjet që rregullon ligji i ri;

Kqyrjen e adresave elektronike të titullarëve të institucioneve dhe të personave që janë angazhuar dhe kanë patur ndikim në draftimin e shqyrtimin, deri në miratimin e këtij ligji.”

 

Pas