Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji për mbetjet/ Nishani takon shoqërinë civile: Nuk do të zhgënjej interesin publik

2016/10/07 at 2:08 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji për mbetjet/ Nishani takon shoqërinë civile: Nuk do të zhgënjej interesin publik

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot një takim konsultues me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, ekspertë mjedisorë dhe qytetarë, të cilët ngritën shqetësimin dhe parashtruan para Kreut të Shtetit kërkesën për mosdekretimin e disa ndryshimeve në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe rikthimin  e tij për shqyrtim në Parlament.


Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, aktivistët civilë, si dhe ekspertët ligjorë dhe mjedisorë, shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin ndaj Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës për angazhimin e tij personal dhe institucional në drejtim të zgjidhjes së drejtë të çështjes, bënë një përshkrim të situatës aktuale si dhe paraqitën argumentet e tyre për disa të meta thelbësore dhe mungesën e standardeve, në hartimin e Ligjit për Importin e Mbetjeve, me pasoja negative në jetën e qytetarëve.

Pasi renditën argumentet e tyre të shumta që nisin nga ato mjedisorë, ligjorë, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të së drejtës për informim, e deri te ruajtja e shpresës dhe sigurimin e një jete sa më të mirë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm, aktivistët civilë dhe pjesëmarrësit në takim çmuan “angazhimin e përgjegjshëm qytetar dhe institucional të Presidentit si përfaqësues dhe garantues i të drejtave dhe interesave të sovranit”.

Kreu i Shtetit duke e konsideruar çështjen e Ligjit për Importin e Mbetjeve si të një rëndësie madhore, me një ndjeshmëri të madhe në opinion publik e me ndikim të gjerë dhe afatgjatë në jetën e qytetarëve shqiptarë, e çmoi së tepërmi takimin konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambjentalistët si “shumë të vlefshëm në procesin e shqyrtimit dhe dekretimit të tij me seriozitet dhe përgjegjësi maksimale”.

“Çështjen dhe kauzën tuaj, për të cilën duhet të vazhdoni të këmbëngulni, po e trajtoj me shumë seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind. Ju garantoj se përsa kohë do të jem në këtë Zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve!” – u shpreh Presidenti Nishani.

Ky takim konsultues, i thirrur përpara se Presidenti i Republikës të shprehet si interpretues i parë i Kushtetutës së Republikës, është i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin juridik dhe legjislativ, por edhe në atë të interesit të qytetarëve për shkak të  ndjeshmërisë së madhe që ka shkaktuar në opinion publik aprovimi i këtyre ndryshimeve ligjore në Kuvend.

Etiketa: ligjimbetjetnishanishoqeria civile


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
Kronikë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

25 Qershor, 2026 2:25 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë
Bota

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë

25 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Kim Kardashian zbulon historinë e unazës 4 milionëshe që iu vodh në Paris

Kim Kardashian zbulon historinë e unazës 4 milionëshe që iu vodh në Paris

Sot dita botërore e buzëqeshjes, ja disa fakte interesante

Sot dita botërore e buzëqeshjes, ja disa fakte interesante

Pse Lotarinë Amerikane e ‘fitojnë’ gjithmonë korçarët? Ja si përgjigjet konsulli i SHBA

Pse Lotarinë Amerikane e 'fitojnë' gjithmonë korçarët? Ja si përgjigjet konsulli i SHBA
















TE FUNDIT

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
25 Qershor, 2026

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
25 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
25 Qershor, 2026

Të gjitha skuadrat e futbollit si klubet ashtu edhe kombëtaret e kanë një logo që nuk është tjetër por një...

Lexo më shumë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe të kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}