Aktualitet

Ligji për lojërat e fatit, nis mbyllja e pikave të basteve në kryeqytet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:08 - 13/10/18 |
b.f

Pak ditë pas ultimatumit dhënë nga Kryeministri për mbylljen e pikave të basteve sportive dhe kazinove brenda 31 dhjetorit 2018 duket se po ndjehen efektet e para. Një pjesë pikave të basteve kanë nisur të heqin tabelat e vendosura sipër bizneseve duke i paraprirë situatës.

Tashmë në rrugët e Tiranës nuk është vështirë të gjesh nga ato biznese që operojnë në këtë sektor të cilët edhe pse kanë lënë funksionale pikat e basteve kanë vendosur të heqin shenjat dalluese si logo, tabela apo xhama të loguar.

Të martën e kësaj jave në një dalje para mediave Kryeministri Edi Rama tha se ligji për lojërat e fatit do të ndryshojë duke shtuar edhe pikat e basteve sportive tek aktivitetet që nuk do të funksionojnë më pas 31 dhjetorit 2018 ndërkohë që e njëjta gjë vlen edhe për kazinotë elektronike.

 

Pas