Aktualitet

Ligji për dosjet e ish-sigurimit/ Alibeaj: Të mos shndërrohet në luftë politike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 21/09/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për projektligjin për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit tha se ky ligj s’duhet të shndërrohet në një luftë politike, por duhet parë si një mjet i nevojshëm për të cilin shoqeria shqiptare ka nevojë.

Opozita ka theksuar në Komisionin e Ligjeve që duhen të hapen të gjitha dosjet e Sigurimit të Shteti, si dhe të bëhet një verifikim i plotë për politikanët që kanë punuar si spiunë.

“Kemi pasur parasysh me kolegët se rrezikun që inciativa të tilla të mund të bien në kurthin politik të luftës politike. Mos e shihni në këtë mënyrë s’duhet të shndërrohet në një luftë politike, por si një mjet i nevojshme që shoqëria shqiptare ka në raport me të shkuarën dhe historinë dhe realitetin me të ardhmen. Duhet parë vetëm në këtë mënyrë, jemi të hapur për ta parë ligjin.’- tha Alibeaj./Opinion.al

Pas