Aktualitet

Ligji i shpifjes, Bylykbashi: Ja qëllimi i Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 12/11/15 |
b.f

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi nuk e beson atë që tha Rama dhe më pas ministrja Felaj se ligji për dënimin e shpifjes është keqkutuar nga media. “Qeveria e mbajti të fshehtë këtë ligj, sepse nuk u konsultua me askënd. E miratoi dhe nuk e publikoi në portalin e KM” tha Bylykbashi.

“Atë e hoqëm me shumë vështirësi para tre vitesh dhe ai kërkon ta rikthejë në mënyrë hileqare, vijoi ai. Ai ju drejtua medias se nuk duhen të ndjehen të kënaqur se do t’i bëjë një modifikim duke ju përjashtuar ju nga dënimi.

Sipas Bylykbashit, qëllimi i tij është diku tjetër, tek përjashtimi i deputetëve të PD nga Parlamenti.

“Me miratimin e nenit për shpifje dhe me miratimin e ligjit për dekriminalizimin, Rama kërkon që të përjashtojë deputetët e PD që e denoncojnë për tenderat. Sepse me atë të këtij ligji, shpifja është vepër penale. Dhe me ligjin për dekriminalizimin kusdo që kryen një vepër penale përjashtohet nga Parlamenti”, sqaroi ai.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas