Sipas ligjit të ri që pritet të miratohet së shpejti nga Parlamenti, të gjitha klinikat private të kujdesit shëndetësor, pas licencimit do t’i nënshtrohen edhe procesit të vlerësimit të standardeve për akreditim. Ligji është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe do të diskutohet në Kuvend.
Në ligj thuhet se në rastet kur nuk përmbushen këto standarde, institucioneve u pezullohet licenca. Nëse edhe pas një afati kohor të caktuar, që përcaktohet nga ministri, nuk është përmirësuar cilësia, Ministri i Shëndetësisë ka të drejtën t’i heqë përfundimisht licencën e veprimtarisë.
Ky ligj, ashtu si edhe në rastin e institucioneve të arsimit të lartë, ka për qëllim akreditimin e vazhdueshëm të klinikave private dhe matjen e periodike të cilësisë dhe përmbushjes së standardeve të tyre./Opinion.al