Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i ri gjerman favorizon për punësim shqiptarët dhe gjithë Ballkanin

2018/11/04 at 11:18 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ligji i ri gjerman favorizon për punësim shqiptarët dhe gjithë Ballkanin

Ligji i ri për emigrim, të cilin Gjermania planifikon ta nxjerrë me qëllim për të mbuluar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, mund të shkaktojë humbje serioze për popullsinë e vendeve të Ballkanit si në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, raporton media turke Anadoly Agency (AA).  Ky ligj për emigrim të cilin qytetarët e Ballkanit e shohin si një shpresë, mund të shkaktojë “ikjen e trurit” dhe mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.


Ligji i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019 dhe që do të lehtësojë punësimin e njerëzve nga shtetet e Ballkanit, po pritet me padurim nga popujt e rajonit ndërkaq një pjesë e madhe nuk është ende në dijeni për rrezikun që mund të ndodhë.

Në një deklaratë nga Ambasada e Gjermanisë në Sarajevë, thuhet se ky ligj ende ndodhet në fazën e përgatitjes dhe se ende është herët për t’i vlerësuar detajet e tij.

“Bosnjë e Hercegovina do të hyjë në rrezik”

Drejtoresha e Unionit të Integrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Mirhunisa Zukiç në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se me hyrjen në fuqi të ligjit për emigracion, BeH do të hyjë në një rrezik të madh. “Do të humbim një numër të madh të njerëzve tanë me profesione të shumta duke filluar nga inxhinieria. Në 5 vitet e fundit rreth 170 mijë persona u larguan nga BeH”, tha ajo.

Zukiç thotë se edhe ata të cilët janë kthyer në shtetet e tyre pas luftës në BeH (1992-1995), me këtë ligj të ri do të shkojnë përsëri në shtetet e BE-së, duke filluar nga Gjermania.

Sipas saj, njerëzit në Bosnjë dhe Hercegovinë  janë të dëshpëruar për shkak të strukturës komplekse politike dhe mos mbajtjes së premtimeve të dhëna. Zukiç tha se për parandalimin e emigracionit duhet t’i kushtohet rëndësi dhe të dëgjohen problemet, e sidomos të të rinjve.

Nga Serbia emigrojnë më së shumti punonjësit e shëndetësisë

Një nga vendet e rajonit që po ballafaqohet me probleme të emigracionit në shtete të BE-së është Serbia.

Sipas informacioneve të marra nga Instituti për Punë të Serbisë thuhet se njerëzit nga fusha e shëndetësisë përbëjnë grupin kryesor të cilët emigrojnë nga vendi ndërsa pas punonjësve të shëndetësisë vijnë shoferët e kamionëve.

Gjatë vitit 2018, 144 persona kanë emigruar dhe janë vendosur në Gjermani ndërsa në qytete të ndryshme të Serbisë, duke filluar nga Beogradi janë organizuar punëtoritë me tema “Jeta dhe Puna në Gjermani”.

Miljana Pejiç nga një shoqatë rinore tha se nga Serbia sidomos mjekët dhe infermierët janë të gatshëm që të emigrojnë në Gjermani, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij ligji këta persona do të largohen nga Serbia.

Poashtu edhe Tatjana Miliçeviç e cila po përgatitet të emigrojë në Gjermani tha se i vazhdon studimet master në fushën e teknologjisë dhe se në të njëjtën kohë mëson gjuhën gjermane.

“Kushtet në Gjermani janë shumë të mira. Atyre u duhen ekspertë të fushave të ndryshme. Në të kundërtën me Serbinë, ata respektojnë njerëzit të cilët e zhvillojnë veten”, tha ajo.

Nga Kosova dhe Mali i Zi emigrojnë të rinjtë

Edhe në Mal të Zi i cili është shteti më i vogël në Ballkan për nga numri i banorëve, emigrimi në Gjermani është çështje aktuale.

Në një deklaratë nga Ambasada e Gjermanisë në Podgoricë thuhet se në vitin 2017, 876 persona kanë emigruar nga Mali i Zi në Gjermani. Kjo ambasadë njofton se në aplikimet për punë sidomos janë fushat si ndërtimtaria, gastronomia dhe kujdesi për të moshuar.

Një nga anëtarët e shoqatës së quajtur “Euromost” (Ura e Evropës) në Mal të Zi, Almer Mekiç thotë se gjatë 3 viteve të fundit rreth 7.000 persona kanë emigruar në shtetet e Evropës, duke bërë të ditur se shumica e emigrantëve janë me diploma universitare.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë për vitin 2017, 5.000 mijë shtetas kosovarë kanë emigruar në Gjermani.

Antigona Ferrataj e cila dëshiron të punojë si infermiere në Gjermani tha se nuk ka arritur që të gjejë punë në Kosovë. “Më kanë humbur plotësisht shpresat për të patur sukses në Kosovë. Më ka mbetur edhe një vit për t’i përfunduar studimet. Do të shkoj në Gjermani për të ardhmen e fëmijëve të mi”, tha ajo.

Gjendja është kritike edhe në Kroaci

Gjithashtu edhe Kroacia, e cila është anëtare e BE-së, është një nga vendet që po ballafaqohet vazhdimisht me emigrimin. Që nga viti 2013 kur është anëtarësuar në BE, rreth 300 mijë persona kanë emigruar në vendet e BE-së.

Autori i librit “Emigrimi i kroatëve në Gjermani: A po e humbim Kroacinë”, Tado Juriç tha se kroatët nuk emigrojnë për shkak të varfërisë, por për shkak të asaj se e ndjejnë veten “të panevojshëm” në vendin e tyre. Ai shtoi se kroatët janë shumë të kënaqur me kushtet jetësore në Gjermani.

Demografi Stjepan Sterc vuri në dukje se në Gjermani jetonë 800 mijë kroatë. Ai theksoi se Gjermania çdo vit humb 90 mijë punëtorë dhe se në këtë aspekt shihet si një destinacion i rëndësishëm për emigrim nga njerëzit e rajonit. / BW

Etiketa: ballkanigjermnailigjpunesim


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Zvërneci, Berisha: Mbështesim investimin e huaj
Kryesore

Zvërneci, Berisha: Mbështesim investimin e huaj

3 Qershor, 2026 3:41 pm
Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës
Kryesore

Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

3 Qershor, 2026 1:05 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar

3 Qershor, 2026 1:01 pm
U takua me Metën, Berisha: Farsë e turpshme, kryetari i PL po bën burg politik
Kryesore

U takua me Metën, Berisha: Farsë e turpshme, kryetari i PL po bën burg politik

3 Qershor, 2026 11:44 am
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Kryesore

Protestuesit e Zvërnecit shkuan te selia e PS, Rama: Fali Zot se nuk dinë se ç’bëjnë

3 Qershor, 2026 11:18 am
Para
Mihrije Brahja tregon një episod të trishtë: Kam dështuar 2 herë

Mihrije Brahja tregon një episod të trishtë: Kam dështuar 2 herë

Horoskopi, ja cilat janë shenjat me fat për ditën e sotme

Këta janë meshkujt më të këqinj në një lidhje sipas horoskopit

E veja e Pablo Escobar zbulon sekretin që ajo e ka fshehur për 44 vjet

E veja e Pablo Escobar zbulon sekretin që ajo e ka fshehur për 44 vjet
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}