Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i ri gjerman: Azilkërkuesit do dëbohen me shpejtësi. Rrezikojnë mbi 200 mijë persona

2017/02/23 at 10:41 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligji i ri gjerman: Azilkërkuesit do dëbohen me shpejtësi. Rrezikojnë mbi 200 mijë persona

Në fund, kabineti federal nuk e zbuti pozicionin e tij. Megjithë protestat e veprimtarëve të të drejtave të njeriut dhe kundërshtimeve të opozitës ai e miratoi paketën e masave, që do të çojë në dëbime më konsekuente.

Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen në të ardhmen më shpejt dhe në mënyrë me konsekuente. Këtë e vendosi kabineti në Berlin. Në bazë të kësaj, arresti për të siguruar largimin mund të zgjatet në dhjetë ditë, për të penguar që azilkërkuesit e refuzuar t’i shpëtojnë dëbimit. Është parashikuar edhe një zgjerim i arrestit para dëbimit për të ashtuquajturit rrezikues, të cilët mendohet se mund të kryejnë atentate ose vepra penale të tjera të rënda. Veç kësaj, të huajt, për të cilët ekziston një interes shumë i madh që të dëbohen. në bazë të projektligjit do të jetë e mundur që të mbikqyren përmes prangave elektronike në këmbë.

“Ligji për zbatimin më të mirë të detyrimit për largim” parashikon veç kësaj që Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) të lejohet në të ardhmen të kontrollojë në raste të caktuara celularët e azilkërkuesve, për të sqaruar identitetin e tyre. Ai që jep të dhëna të gabuara për identitetin e tij, duhet të presë kufizime për lirinë e tij të lëvizjes.

Riatdhesimet duhet të bëhen mundësisht që nga qendrat e para të pranimit të refugjatëve. Një “Qendër për Mbështetjen e Kthimit (ZUR)” e Federatës dhe e Landeve do t’i lehtësojë kthimet e përbashkëta. Sipas të dhënave të BAMF-it, në 31 dhjetor nga

Gjermania duhet të largoheshin me detyrim 207.000 vetë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha pas vendimit të kabinetit se përballë numrit të madh të kërkesave për azil që priten të refuzohen është e rëndësishme që të zbatohet detyrimi për largim. Kur personat që duhet të largohen me detyrim nuk kthehen vullnetarisht në atdheun e tyre, dëbimi duhet të mbetet “një mjet i mundur dhe i drejtë”, tha De Maiziere.

Ai tha tha se politika ndaj refugjatëve e qeverisë gjermane ka dy anë: integrimin e personave në nevojë dhe në anën tjetër nevojën që azilkërkuesit e refuzuar të detyrohen të largohen sërish nga vendi. “Të dyja anët e kushtëzojnë njëra-tjetrën”, tha politikani i CDU-së. Kritikën për verifikimin e të dhënave të celularëve ministri e hodhi poshtë. Është vetëm “e drejtë dhe e lirë”, që shteti të sigurohet nëse të dhënat e një azilkërkuesi për origjinën e tij janë të sakta, tha ai.

Federata dhe landet gjermane ranë dakord që në 9 shkurt në një takim në Zyrën Kancelarore për masat në fjalë. Që ligji kaloi në kabinet vetëm 14 ditë më vonë, për mendimin e De Maiziere është “një shenjë e qëndrimit të bashkuar” të qeverisë federale dhe e koalicionit. Projektligji duhet të miratohet edhe nga Bundestagu Gjerman.

Organizatat pro azilit e kritikuan vendimin. Rreth 20 organizata kërkuan në një deklaratë ndër të tjera që të paktën të mbahet parasysh me përparësi mirëqënia e fëmijëve të prekur. Deklaratën e nënshkruan Pro Asyl, Fondi Gjerman për Fëmijët, Komuniteti Federativ i Qendrave Psikosociale për Refugjatët dhe Viktimat e torturave, UNICEF Gjermani dhe World Vision. /DW

Etiketa: azildebimegjermaniligj

Ju sugjerojmë

Kërcënoi një person me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë
Kronikë

Kërcënoi një person me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë

22 Gusht, 2025 10:21 am
Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas këmbësoren
Kronikë

Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas këmbësoren

22 Gusht, 2025 10:11 am
Izraeli: Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk dorëzohet!
Bota

Izraeli: Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk dorëzohet!

22 Gusht, 2025 10:06 am
Irani do të bisedojë me fuqitë evropiane për çështjen bërthamore
Bota

Irani do të bisedojë me fuqitë evropiane për çështjen bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 am
VIDEO/ Kristjan Asllani kryen vizitat mjekësore, gati prezantimi me Torinon
Sport

VIDEO/ Kristjan Asllani kryen vizitat mjekësore, gati prezantimi me Torinon

22 Gusht, 2025 9:11 am
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Reshjet e shiut shuajnë zjarret

22 Gusht, 2025 9:00 am
Izraeli dhe Palestina, luftëra dhe iluzione! Si u zbeh ideja e dy shteteve
Bota

Izraeli dhe Palestina, luftëra dhe iluzione! Si u zbeh ideja e dy shteteve

22 Gusht, 2025 9:00 am
Analiza/ A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?
Bota

Analiza/ A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

22 Gusht, 2025 8:51 am
U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari

22 Gusht, 2025 8:49 am
Inteligjenca amerikan ndalon ndarjen e informacionit për bisedimet Rusi-Ukrainë
Bota

Inteligjenca amerikan ndalon ndarjen e informacionit për bisedimet Rusi-Ukrainë

22 Gusht, 2025 8:45 am
Para

Arrestohet i riu nga Lushnja, dhunonte nënën e motrën

Foto/ Nis seanca plenare me sallën bosh, mungojnë dhe ministrat

Foto/ Nis seanca plenare me sallën bosh, mungojnë dhe ministrat

Video/ Era Istrefi tregon pak nga kënga e re… Si ju duket?

Publikoi këngën e Era Istrefit, arrestohet pronari i kompanisë së njohur muzikore

TE FUNDIT

Kërcënoi një person me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë

Kërcënoi një person me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë
22 Gusht, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K.,...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas këmbësoren

Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas këmbësoren
22 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka goditur një të moshuar këmbësore,...

Lexo më shumë

Izraeli: Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk dorëzohet!

Izraeli: Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk dorëzohet!
22 Gusht, 2025

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se qyteti i Gazës do të shkatërrohet plotësisht nëse Hamasi nuk...

Lexo më shumë

Irani do të bisedojë me fuqitë evropiane për çështjen bërthamore

Irani do të bisedojë me fuqitë evropiane për çështjen bërthamore
22 Gusht, 2025

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, do të zhvillojë një bisedë të përbashkët telefonike me homologët e tij nga Franca,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com