Shqipëria dhe Greqia nuk janë në gjendje lufte, por anëtare të NATO-s dhe ndajnë mes tyre pikëpamje dhe bashkëpunim reciprok. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias gjatë takimit me homologun shqiptar Ditmir Bushati në Athinë.
“Nëse ekzistojnë terma juridikë (referuar ligjit të luftës) për të cilat pala shqiptare kërkon një interpretim tjetër, atëherë ekziston mekanizmi për zgjidhjen e kësaj” shtoi ministri grek, Nikos Kotzias.
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias janë shprehur të gatshëm të adresojnë një sërë temash dhe problemesh mes dy vendeve.