Politikë

Ligji i luftës/ Çfarë paralajmëroi ministri grek në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 20/10/20 |
Opi Nion

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama deklaroi se heqja e ligjit të luftës do të zgjidhet së shpejti. Dendias vijoi deklaratën duke thënë se kjo çështje do të zgjidhet me urdhër të kryeministrit Grek, Mitsotakis.

“Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm. Jam i sigurt që edhe çështjen e ligjit të luftës do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinionin publik shqiptar, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis. Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur shumë gjëra në marrëdhëniet tona dhe për ne mbetet që të shkojmë më përpara”,-Dendias.

Sakaq, ministri grek vlerësoi edhe progresin që ka bërë Shqipëria me minoritetet.

“Pashë me gëzim perspektivën, madje progresin, që Shqipëria ka bërë për problematikat që lidhen me minoritetin grek. Të gjitha këto i japin mundësi që të kalojë në axhendën tonë pozitive”, tha ministri Dendias./ Opinion.al

Pas