Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligjet që kufizojnë abortin, nisin protestat në SHBA

2022/06/26 at 9:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligjet që kufizojnë abortin, nisin protestat në SHBA

Pas rrëzimit nga Gjykata e Lartë të rastit Roe kundër Wade, duke i dhënë fund mbrojtjes kushtetuese që gëzonte aborti prej vitit 1973, qindra njerëz vazhdojnë të protestojnë anembanë vendit duke dënuar vendimin e gjykatës. Ndërkohë në një numër shtetesh kanë hyrë tashmë në fuqi ligjet për kufizimin ose ndalimin e abortit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar rastin Roe kundër Wade, pritet të ndryshojë jetën e amerikanëve, ndërsa gati gjysma e shteteve pritet të zbatojnë ligje për kufizimin ose ndalimin e abortit.

Në Teksas dhe Juta, dy nga 13 shtetet me ligje që ndalojnë ose kufizojnë abortin, që ishin parashikuar të hynin në fuqi menjëherë pas shfuqizimit të rastit Roe kundër Wade, protestuesit u zotuan të luftonin për mbrojtjen e të drejtës për abort.

Ligji i Teksasit ndalon abortet që nga ngjizja, duke përfshirë edhe rastet e shtatzënive të shkaktuara nga përdhunimi dhe incesti, si dhe të atyre që tregojnë anomali të rënda. Ligji parashikon përjashtime për rastet kur jeta e grave shtatzëna është në rrezik.

Në Juta, personeli mjekësor mund të përballet me arrestime dhe gjoba nëse ofron kujdes shëndetësor lidhur me abortin. Viktimat e sulmeve seksuale mund ta ndërpresin shtatzëninë, por vetëm nëse ato më parë paraqesin një raport policor.

“Ndjehem sikur vendi im nuk dëshiron të kujdeset për mua. Ata janë të gatshëm të më lënë të vdes, në vend që të më japin të drejtën të marr vendime mbi jetën time”, thotë protestuesja Leigh Lucas nga qyteti i Salt Lejkut në Juta.

Jehona e vendimit do të ndihet përtej hapësirave me masa të larta sigurie të Gjykatës së Lartë dhe mund ta bëjë abortin një çështje të rëndësishme në zgjedhjet për Kongresin që mbahen në nëntor, në të cilat amerikanët do të vendosin nëse demokratët e Presidentit Biden do të ruajnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit.

Vendimi do të intensifikojë gjithashtu debatin rreth gjykatës e cila po kritikohet gjithnjë e më shumë për vendimet e saj më agresive konservatore mbi një sërë çështjesh.

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Tepelenë, makina përplas dy fëmijë

Tepelenë, makina përplas dy fëmijë

Vladimir Putin merr dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit

Putini në udhëtimin e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës, vizitoi...

Shenjat e Horoskopit që nuk humbasin rast t’i afrohen tjetrit në mënyrë erotike

Shenjat e Horoskopit që nuk humbasin rast t’i afrohen tjetrit në mënyrë erotike

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com