Projektligji për amnistinë është miratuar sot në Komisionin e Ligjeve dhe tashmë pritet ti kalojë Kuvendit. Ai parashikon lirimin e rreth 700 të dënuarve nga burgu.
“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendim të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në projektligj.
Pak kohë më parë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 50% e grave të dënuara dhe të miturve.
Kategoritë që përjashtohen nga amnistia janë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që janë dënuar për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion. /Opinion.al