Sport

Liga nuk ndryshon qëndrim: Bojkoti vazhdon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:26 - 21/09/20 |
Opi Nion

Pas mbledhjes me të deleguarin e qeverisë, Fidel Ylli, Liga e Profesionistëve ka deklaruar përsëri se bojkot do të vazhdojë deri momentin kur qeveria do të miratoj kërkesat e tyre.

Të gjithë presidentët e Superligës vijojnë të jenë të bashkuar në qëndrimin e tyre, por këtë herë do të rishohin katër kërkesat për t’ia dërguar më pas sërish kryeministrit Edi Rama.

 “Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne. Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon“, -u shpreh Libohova në një dalje për mediat./ Opinion.al

Pas