Pasi u mund nga Maqedonia e Veriut, Kosova ka pësuar një tjetër humbje sot të vlefshme për Ligën e Kombeve. Skuadra e Kosovës u mund në Prishtinë nga Sllovenia me rezultatin 0-1.
Skuadra e drejtuar nga Challandes nuk mundi të tregojë atë lojë që ka bërë muaj më parë, kjo edhe për faktin se ekipi ka pasur mungesa të shumta në këtë dy takimi.
Ndeshja u vulos nga një gol i shënuar nga Vuckic që në minutën e 22 të pjesës së parë. Në vijim, “dardanët” tentuan të reagonin, por pa arritur dot të marrin të paktën edhe një pikë nga kjo ndeshje.
Tashmë, Kosova renditet e treta me një pikë, pas 3 ndeshjeve. Grupi udhëhiqet nga Greqia dhe Sllovenia me nga 7 pikë.