Dy diplomatë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz.
Sipas “Top Channel”, dy diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.
Sipas të dhënave, Seyed Ahmad Hosseini është shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje speciale nga ana e Iranit.
Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me ish-shefin suprem të trupave Quds, gjeneralin Qasem Soleimani.
Mësohet se shërbimet sekrete, edhe me ndihmën e vendeve aleateve kanë siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuar nga Soleimani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!/ Opinion.al