Ditën e sotme LDK ka vendosur gjatë mbledhjes së kryesisë që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër në Kosovë.
Ky lajm është konfirmuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim para medieve pas përfundimit të mbledhjes.
“E drejta na kalon ne për ta krijuar qeverinë, pasi partia që fitoi zgjedhjet nuk e krijoi shumicën. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka thënë dhe Kurti disa kohë më parë “Ai që del i pari nuk është mbreti”, mbreti është ai që ka shumicën”, deklaroi Mustafa.
Kujtojmë se LDK është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë./ Opinion.al