Aktualitet

Lidh Tiranën me Veriun, Rama: Përfundojnë punimet për ndërtimin e urës së Tapizës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 16/02/22 |
Opi Nion

Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e Urës së Tapizës. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Kreu i qeverisë ka postuar pamje të urës së Urës së Tapizës, pjesë e rrugës nacionale Tiranë-Shkodër, që lidh kryeqytetin me veriun e vendit.

“Mirëmëngjes dhe me urën e re të Tapizës tanimë e përfunduar si pjesë e aksit Tiranë-Fushë Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ura e Tapizës u shemb rreth një vit më parë për shkak të gjendjes që përbënte rrezik për shoferët që kalonin përmes saj./Opinion.al

 

Pas