Bota

Liderja e opozitës bjelloruse thotë se u kërcënua me jetë nga autoritetet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 10/09/20 |
el ida

Liderja e opozitës bjelloruse ruse, Maryya Kalesnikava, u shpreh se autoritetet i vunë një qese mbi kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur u përpoqën ta deportonin me forcë jashtë vendit, në fillim të kësaj jave.

Lajmi u bë me dije nga portali Tut.by, më 10 shtator, duke cituar avokaten e saj.

Avokatja, Lyudmila Kazak, pohoi se Kalesnikava kishte paraqitur një denoncim mbi incidentin dhe po kërkonte veprime ligjore kundër autoriteteve për trajtimin e saj, duke përfshirë Shërbimin e Inteligjencës (KGB) së Bjellorusisë.

Kalesnikava u rrëmbye nga rrugët e Minskut më 7 shtator nga njerëz të maskuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj. Të tre, u dërguan më 8 shtator për në kufi, ku autoritetet u thanë atyre të kalonin në Ukrainë.

Kur ata arritën në zonën neutrale midis dy vendeve, Kalesnikava grisi pasaportën e saj në copa të vogla për ta bërë të pamundur që autoritetet ta dëbojnë. Ajo u dërgua në paraburgim në anën bjelloruse të kufirit, kurse dy bashkëpunëtorët e saj shkuan në Ukrainë.

Kalesnikava është një udhëheqëse e shquar e protestave që kërkojnë dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenko, pas zgjedhjeve presidenciale të vendit më 9 gusht, për të cilat thonë se ishin të manipuluara.

Avokatja u takua me Kalesnikava më 9 shtator, për herë të parë që nga zhdukja e saj, duke thënë se ajo u fut në një qeli me gjashtë persona të tjerë në një qendër paraburgimi. Kazak u shpreh se do të kërkojë një ekzaminim mjeko-ligjor pasi Kalesnikava kishte të nxira në trupin e saj, tha ajo.

Bjellorusia është duke u përballur me demonstrata masive nga qytetarët pasi presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, shpalli fitoren në zgjedhjet e gushtit./Opinion.al

Pas