Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka mohuar përfshirjen iraniane në sulmet vdekjeprurëse të nisura nga Hamasi të shtunën.
Khamenei tha se Izraeli është fajtor për vrasjet masive të Hamasit.
Sipas Reuters – ai tha: “Ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist. Ky tërmet ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e vetë regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi”.
Si kujtim, Irani është i njohur për financimin e Hamasit dhe furnizimin me trajnime dhe armë për militantët.