Bota

Lideri i opozitës turke: Erdogan ka probleme mendore, është psikopat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 27/10/21 |
Opi Nion

Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu,  në një deklaratë e ka cilësuar presidentin turk, Erdogan si  “psikopat” që “thotë çfarëdo i vjen në mendje”.

Sulmi i ashpër i Kilicdaroglu ndaj Erdoganit erdhi për çështjen e dëbimit të dhjetë diplomatëve nga Ankaraja.

Në të njëjtën kohë, Kilicdaroglu foli drejtpërdrejt “për një njeri që ka probleme mendore” dhe tek i cili qytetarët “nuk mund t’i besojnë drejtimin e vendit”.

Sulmi i ashpër dhe i paprecedentë i Kilicdaroglu ndaj Erdoganit vjen në një kohë kur presidenti turk po përpiqet ta paraqesë si “fitore” përshkallëzimin e krizës me dhjetë ambasadorët, pas deklaratës së tyre në rrjetet sociale se “ata respektojnë punët e brendshme si dhe të drejtën e brendshme të çdo vendi”.

Dhjetë ambasadorët kishin kërkuar lirimin e Osman Kavalas, një biznesmen, aktivist për të drejtat e njeriut dhe filantrop, i cili ndodhet në burg që nga fundi i vitit 2017, i akuzuar për financimin e demonstratave dhe pjesëmarrjen në grushtin e dështuar të 2016.

Erdogan kërcënoi se do i shpallte “non grata” ambasadorët, por më pas u tërhoq./Opinion.al

Pas