Bota

Lideri i Luhanskut: Mund të mbajmë referendum për bashkim me Rusinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 27/03/22 |
Opi Nion

Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë.

“Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit do të shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse,” tha ,Leonid Pasechnik.

“Për disa arsye, jam i sigurt se do të jetë kështu,” tha ai.

Kujtojmë se Rusia nisi pushtimin në Ukrainë në fund të shkurtit, duke thënë se po vepronte në mbrojtje të republikave të vetëshpallura Dontesk dhe Luhansk në lindje të vendit.

Presidenti Vladimir Putin ditë më parë i kishte njohur të dy rajonet si të pavarura.

 

Pas