Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lideri i Iranit përkrah rritjen e çmimit të naftës

2019/11/18 at 9:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lideri i Iranit përkrah rritjen e çmimit të naftës

Lideri i Iranit, Ali Khamenei ka përkrahur rritjen e çmimit të naftës që ka nxitur protesta kombëtare, për të cilat ka fajësuar kundërshtarët e Republikës Islamike dhe armiqtë e huaj.


Khamenei, që ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, u ka bërë thirrje zyrtarëve që të parandalojnë rritjen e çmimeve në mallrat e tjerë.

“Shumë njerëz duket se janë të shqetësuar nga ky vendim, mirëpo sabotimi dhe zjarrvënia po kryhen nga huliganët dhe jo njerëzit tanë”, ka thënë Khamenei në një fjalim televiziv.

Teherani ka thënë se rritja e çmimit të naftës pritet të mbledhë rreth 2.55 miliardë dollarë shtesë për subvencione për 18 milionë familje apo 60 milionë iranianë me të ardhura të ulëta.

Media shtetërore iraniane ka raportuar se disa ligjvënës në Iran, që kishin planifikuar të detyronin qeverinë për të rishikuar këtë vendim, kanë tërhequr mocionin e tyre pas fjalimit të Khameneit të mbajtur të dielën.

Ministria iraniane e Inteligjencës ka thënë përmes një deklarate se liderët e protestave janë identifikuar dhe ndaj tyre do të merren “hapat e duhur”, ka raportuar agjencia e lajmeve, Tasnim.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, dhe ka kthyer të gjitha sanksionet ndaj Teheranit, ka shprehur mbështetje për ato që i ka cilësuar “protesta paqësore kundër regjimit”.

Udhëheqësit e Iranit në anën tjetër synojnë të parandalojnë përsëritjen e shpërthimit të pakënaqësive sikurse në fund të vitit 2017.

Në këto protesta ishte raportuar për 22 persona të vdekur, të cilat ishin mbajtur në rreth 80 qytete dhe qyteza të Iranit, duke iu bërë thirrje klerikëve shiitë që të largohen nga pushteti./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë
Aktualitet

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë

7 Qershor, 2026 4:12 pm
Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Bota

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

7 Qershor, 2026 3:47 pm
Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
Bota

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

7 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
Kryesore

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

7 Qershor, 2026 2:59 pm
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

Rama për protestën: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng, s’ka për ta ndalur

7 Qershor, 2026 2:34 pm
Para
Meta: Shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja…

Meta: Shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja...

Zbardhet vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër, arrestohet një person

Goditi mjekun, arrestohet 32-vjeçari në Peqin

Luigj Gurakuqi: Shqiptarët do fitojnë pavarsinë ose do vdesin duke luftuar

Luigj Gurakuqi: Shqiptarët do fitojnë pavarsinë ose do vdesin duke luftuar
















TE FUNDIT

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
7 Qershor, 2026

Një plagosje dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek rrethrrotullimi...

Lexo më shumë

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
7 Qershor, 2026

Në të gjithë Kosovën janë mbyllur qendrat e votimit, duke përmbyllur procesin zgjedhor. Pas një procesi që ka zgjatur nga...

Lexo më shumë

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, në 35-vjetorin e degës së Partisë Socialiste në Elbasan, deklaroi se në kohën e qeverisjes së Sali...

Lexo më shumë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
7 Qershor, 2026

Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia Kufitare në zonën e Borshit, pasi u konstatua duke lundruar brenda perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}