Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lideri çeçen Kadyrov i shpall ‘konflikt gjaku’ deputetëve rusë pas ngjarjes në Moskë

2024/10/10 at 7:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lideri çeçen Kadyrov i shpall ‘konflikt gjaku’ deputetëve rusë pas ngjarjes në Moskë

Lideri republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov tha sot se është gati të shpallet “në gjak” me senatorin e republikës ruse të Dagestanit, Suleyman Kerimov dhe me dy deputetë të Dumës ruse, prej një komploti vrasjeje që akuzon po tentonin ndaj tij.


Në një postim në rrjetin  Telegram, Kadyrov zbulonte dje se kishte mbajtur një takim me krerët e sigurisë së Çeçenisë për çështjen. Ai postonte një video rreth nëntë minuta të gjatë me sekuenca nga takimi ku fliste me zyrtarët në gjuhën çeçene.

Agjencia ruse TASS shkruante se Kadyrov kishte përmendur senatorin Kerimov, dhe deputetët e parlamentit të Moskës, Bekhan Barakhoev e Rizvan Kurbanov, në kontesktin e incidetit me dy të vrarë në zyrat e korporatës ruse Wildberries disa javë më parë në Moskë.

Në video, Kadyrov i referohet personave të sipërpermendur në kontekstin e incidentit, por jo drejtpërdrejt kompanisë Wildberries, shkruan rrjeti ukrainas UAWire.

“Nëse ata nuk provojnë të kundërtën, unë deklarohem në konflikt gjaku me Barakhoev, Suleyman Kerimov, e Rizvan Kurbanov. Ka dëshmitarë dhe njerëz me të cilët ata kanë kontaktuar, që i kanë pyetur sa para kërkojnë për të më vrarë,” citonte agjencia ruse TASS liderin çeçen.

Në lidhje me incidentin e rëndë në zyrat e biznesit Wildberries në Moskë, Kadyrov përmendte Kerimov, duke thënë: “Ishte një situatë biznesi. Bekhan Barakhoev ishte aty, Suleyman Kerimov ishte aty, si dhe Rizvan Kurbanov. Ata kanë punën e tyre, nuk e di nëse po i merrnin biznesin një gruaje, ata kanë urdhëruar të më vrasin”, sipas përkthimit të rrjetit Agentsvo.

Kadyrov shton më tej për incidentin me dy roje të vrara në zyrat e Wildberries: “Disa njerëz po mundohen t’i japin ngjarjes nuanca kombëtare, duke nënkuptuar se janë njerëz të Kadyrov. Unë ju sugjeroj të mos gënjeheni me këto, nëse dikush ka një problem me njerëzit e Kadyrov, le të vijë drejtpërdrejt te unë”.

Përplasja e rëndë në zyrat e Wildberries në qendër të Moskës ndodhi më 18 shtator, ku Vladislav Bakalchuk, bashkëshorti i themelueses së kompanisë i ardhur për një takim biznesi i shoqëruar nga njerëz të ministrisë brendshme ruse, hapi zjarr duke lënë dy roje të vrarë dhe disa te plagosur.

Wildberries tha asokohe në një njoftim se njerëz të armatosur që po shoqëronin Vladislav Bakalchuk, bashkëshortin e ndare të pronares Tatyana Bakalchuk, hynë ilegalisht në zyrat e kompanisë në qendër të Moksës dhe hapën zjarr.



Ju sugjerojmë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Para
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Përmbyset autoboti me karburant, bllokohet brenda shoferi

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Përmbyset autoboti me karburant, bllokohet brenda shoferi

Kasanof në vizitë dyditëshe në Kosovë

Kasanof në vizitë dyditëshe në Kosovë

Zelensky krejt papritur shfaqet i gatshëm për armëpushim me Rusinë

Zelensky krejt papritur shfaqet i gatshëm për armëpushim me Rusinë
















TE FUNDIT

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
5 Qershor, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për “mbështetje pa kushte” për Rusinë në luftën e saj...

Lexo më shumë

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
5 Qershor, 2025

“Pak ditë më parë, një shqiptar i Kosovës, i cili kishte lindur, rritur dhe edukuar në Gjermani dhe u diplomua...

Lexo më shumë

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
5 Qershor, 2025

Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali,...

Lexo më shumë

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com