Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liderët politikë në Shqipëri urojnë Pavarësinë e Kosovës

2020/02/17 at 8:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Liderët politikë në Shqipëri urojnë Pavarësinë e Kosovës

Kosova feston sot 12 vjetorin e pavarësisë së saj.

Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Facebook i ka uruar këtë ditë të gjithë shqiptarëve. Në urimin e tij Rama përkujton gjithashtu edhe dëshmorët që luftuan dhe ranë për fitoren e pavarësisë.

“Urime ditën e bekuar të Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, shkruan Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në urimin e tij në Ditën e Pavarësisë së Kosovës e ka cilësuar atë si “ditën e dytë më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”

Këto 12 vite pavarësi nuk kanë qenë të lehta shkruan Basha dhe e ardhmja pritet të ketë sfida. Megjithatë kreu demokrat shprehet se “sot në krye të opozitës e nesër në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur ta bëjë në mënyrë zyrtare urimin e tij duke i dërguar një letër urimi homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi.

Meta shkruan se Kosova ka hyrë në një etapë të re të konsolidimit të shtetit dhe uron që kjo të shoqërohet me një hov të ri edhe në marrëdhëniet vëllazërore dhe bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai thekson se Kosova tashmë ka hyrë në dekadën e dytë si shtet i pavarur dhe nënvizon se integrimi euro-atlantik dhe njohja në arenën ndërkombëtare duhet të mbizotërojnë në rrafshin e objektivave strategjike.

Në mënyrë zyrtare ka zgjedhur të përcjellë urimin e tij dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në letrën e dërguar Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ai thekson se pavarësia është realizimi i aspiratave të vëllezërve kosovarë, luftës dhe sakreficave të UÇK-së dhe mbështetjes së pashembullt të aleatëve të mëdhenj të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Europian

Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka uruar në Facebook se në këto 12 vite Kosova ka “shënuar arritje me përmasa epokale po të kemi parasysh se sa shumë luftë e përpjekje, sa shumë sakrifica dhe privacione janë dashur të përballohen”.

Ajo shpreh gjithashtu mirënjohjen për Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, “që ishin krah Kosovës si në ditët e luftës së përgjakshme, ashtu edhe në procesin politik për shpalljen e pavarësisë së saj”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Rritet numri i viktimave nga koronavirusi

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi

Ministri i Jashtëm italian:Shteti i së drejtës, gur themeli për integrimin

Ministri i Jashtëm italian:Shteti i së drejtës, gur themeli për integrimin

Ahmetaj: Vlerësojmë solidaritetin e BE por presim që ai të materializohet

Ahmetaj: Vlerësojmë solidaritetin e BE por presim që ai të materializohet

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com