Në samitin dyditor që po mbahet në Spanjë, në fjalimin e tij,sekretari I pwrgjithshwm I NATO-s, Jens Stoltenberg akuzoi Putinin për “shkatërrim të paqes në Europë” dhe tha se kjo ishte kriza më e madhe e sigurisë në botë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjithashtu ai tha se presidenti I Ukrainës Zelensky foli sot me liderët e NATO-s dhe e përshkoi lidershipin dhe guximin e tij si një ‘frymëzim’.
Stoltenberg bëri me dije se udhëheqësit e siguruan Ukrainën se mund ta konsiderojnë mbështetjen e tyre për aq kohë sa nevojitet dhe aleatët do të ofrojnë ndihmë ushtarake dhe financiare.
Shtetet anëtëre të NATO-s ranë dakort që të forcojnë mbështetjen për Ukrainën duke premtuar “një paketë gjithëpërfshirëse ndihme”, tha ndër të tjera Stoltenberg.
Ai tha gjithashtu se një Ukrainë e fortë e pavarur është “jetike” për stabilitetin në Europë.