Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë takohen javën e ardhshme në Seul

2024/05/23 at 9:06 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë takohen javën e ardhshme në Seul

Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohen javën e ardhshme në Seul, për herë të parë për bisedime trepalëshe pas më shumë se katër vjetëve, njoftoi të enjten Presidenca jugkoreane.

Takimi trepalësh mes presidentit jugkorean Yoon Suk Yeol, kryeministrit kinez Li Qiang, dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida, do të mbahet të hënën në Seul, tha zyra e Yoonit.

Tre liderët do të mbajnë takime dypalëshe mes vete të dielën, sipas njoftimit.

Këto tre vende aziatike e mbajtën samitin e parë trepalësh më 2008, dhe ishin pajtuar asokohe që ky të ishte samit vjetor mes liderëve. Por, samiti u pezullua në vitin 2019, kur ata u takuan për herë të fundit në Kinë.

Përpjekjet e fqinjëve aziatikë për ta rritur bashkëpunimin në mes vete ka hasur në pengesa shpesh, për shkak të një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjeve historike që burojnë nga agresionit i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe gara strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe Japonisë u përkeqësuan rëndë për shkak të çështjeve që shkaktoi kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia mes viteve 1910-1945.

Por, marrëdhëniet mes tyre u përmirësuan dukshëm prej vitit 2023, kur ato ndërmorën një sërë hapash të mëdhenj për ta lënë mbrapa atë histori dhe për ta forcuar bashkëpunimin përballë sfidave të përbashkëta, përfshirë programin e avancuar bërthamor i Koresë së Veriut.

Arsenali në rritje bërthamor i Koresë së Veriut përbën kërcënim të madh për sigurinë e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Por Kina, aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut dhe furnizuesi më i madh më ndihma, dyshohet se po e shmang zbatimin e plotë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut dhe se po e ndihmon fshehurazi fqinjin e vet të varfër për të mbijetuar. Kina dyshohet gjithashtu se shërben si mburojë kundër ndikimit amerikan në Gadishullin Korean./REL

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Norvegjia do të ndalojë hyrjen e shumicës së turistëve rusë

Norvegjia do të ndalojë hyrjen e shumicës së turistëve rusë

Ahmetaj humb mandatin/ Rama: Më informoi Çuçi, punët i kemi të ndara

Rama publikon pamjet nga Mali i Nëmërçkës: Do jetë pjesë e hartës të turizmit malor

U kapën me Euro të vjedhura nga bankat europiane, lihen në arrest shtëpie 2 të arrestuarit

U kapën me Euro të vjedhura nga bankat europiane, lihen në arrest shtëpie 2 të arrestuarit

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com