Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor dolën para Piramidës për të bërë një foto familjare të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Ata u vendosën krah njëri tjetrit dhe ashtu siç mund të shihni edhe në fotot e mëposhtme kryeministri Rama qëndron në mes të liderëve dhe krah krahë tij janë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Sakaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në rreshtin e parë, ashtu siç edhe kryeministria e Serbisë, kryeministri i Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës./Opinion.al