Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liderët botërorë urojnë Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë 

2025/02/17 at 10:04 AM
në Bota, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Liderët botërorë urojnë Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në mesazhin e tij thuhet se Shtetet e Bashkuara “e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë”. 

“Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës”, thuhet në mesazhin e Sekretarit Rubio. 

Një ditë më herët, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar një mesazh urimi edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump. Aty thuhej se Trump e “përgëzon popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë” dhe vë në pah “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”. 

Kosovën e uroi edhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, duke rikujtuar se shteti i tij, në Shkurt të vitit 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetësinë e saj. 

“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet mes tjerash në urimin e Presidentit gjerman. 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se “përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet”. 

“Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, thuhet në mesazhin e Presidentit Macron. 

Në mesazhin e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, thuhet se vendi i tij “mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës” dhe se ai mbështet “përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”. 

“Jam shumë i kënaqur që shtetet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres ta forcojmë më tej miqësinë tonë”, tha në mesazhin e tij të urimit Mbreti britanik, Charles III. 

Kosova shpalli Pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë. Vendi sot njihet nga më shumë se 100 shtete të botës, por nuk është ende anëtar i Kombeve të Bashkuara, apo i organizatave të tjera si Bashkimi Evropian e Këshilli i Evropës. 

Për të avancuar drejt integrimit, Kosovës i duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Dy vendet janë në negociata për rreth 14 vjet, por ende larg qëllimit përfundimtar./REL 

Ju sugjerojmë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
Aktualitet

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

15 Janar, 2026 12:49 pm
Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
Bota

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

15 Janar, 2026 12:36 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

15 Janar, 2026 11:41 am
E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
Bota

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

15 Janar, 2026 11:38 am
Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
Aktualitet

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

15 Janar, 2026 10:58 am
Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë
Bota

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë

15 Janar, 2026 10:33 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Po transportonte me makinën e tij 60 kg kanabis, pranga 52-vjeçarit në Krujë

15 Janar, 2026 9:21 am
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
Bota

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

15 Janar, 2026 9:16 am
Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
Bota

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

15 Janar, 2026 8:53 am
Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant
Bota

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

15 Janar, 2026 8:35 am
Para
Video/ Berisha paraqitet në SPAK, demokratët mblidhen para Prokurorisë së Posaçme 

Video/ Berisha paraqitet në SPAK, demokratët mblidhen para Prokurorisë së Posaçme 

Berisha i lë një letër Altin Dumanit në SPAK, zbulon publikisht çfarë i ka shkruar 

Berisha i lë një letër Altin Dumanit në SPAK, zbulon publikisht çfarë i ka shkruar 

“Tao tha se do të pastrojë të gjithë komisariatin”, Berisha nxjerr mesazhet: Balla ishte për t’u arrestuar, por shëtit si simbol i krimit 

“Tao tha se do të pastrojë të gjithë komisariatin”, Berisha nxjerr mesazhet: Balla ishte për t’u arrestuar, por shëtit si simbol i krimit 

TE FUNDIT

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
15 Janar, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet...

Lexo më shumë

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
15 Janar, 2026

Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi të mërkurën se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 3 shkurt...

Lexo më shumë

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
15 Janar, 2026

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për...

Lexo më shumë

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
15 Janar, 2026

Ford ka pezulluar një punëtor i cili i bërtiti Donald Trump gjatë një vizite në fabrikën e saj të martën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com