“Të jetosh bukur” është projekti më i ri i Alketa Vejsiut. Me anë të këtij libri Alketa do të përmbledhë disa eksperienca të bukura jete personale, por edhe nga eventet dhe ceremonitë që kompania e saj organizon.
“Ka ende punë përpara”, shkruan moderatorja nëpërmjet fotografive në Instagram, që paralajmërojnë edhe botimin e këtij libri me këshilla.
Përsa i përket projekteve televizive Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka, pritet të nisin së shpejti spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.