“Libri i llogarive të krimit tashmë është hapur”. Gazetari investigativ Artan Hoxha paralajmëron se krime më të rënda kanë për të ndodhur, pas ekzekutimit të avokatit 50 vjeçar të premten në Elbasan.
“Ekzekutimi tipik mafioz i avokatit te njohur Ravik Gurra, dje në mbrëmje në një kafe në qendër te Elbasanit, është dëshmia më e qartë se në çfare niveli është ngjitur krimi i organizuar në vend”, shkruan Artan Hoxha.
“Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve”, thekson gazetari, ndërsa çështjen e lidh dhe një ngjarje në Serbi, ku gjatë vitit 2018 u ekzekutua një avokat në Beograd.
Vrasja e avokati të njohur Dragoslav Ognjanoviç, në Beograd në korrik të 2018, ishte atentati i 19, si pasojë e përplasjeve mafioze në Serbi./Opinion.al