Aktualitet

Librazhd/ Reshjet e shiut bllokojnë automjetet, kërkohet ndërhyrje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:24 - 10/06/20 |
Opi Nion

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme ditën e sotme në Librazhd. Si pasojë e reshjeve, janë përmbytur disa banesa si dhe disa akse rrugore, duke sjellë dhe bllokimin e trafikut.

Kritike situata duket në unazë ku janë bllokuar makinat. Mësohet së është kërkuar ndërhyrje për shpëtimin e njerëzve që ndodhen në automjete.

Si pasojë e situatës së krijuar, u bllokua qarkullimi në Murrash-Semëz-Librazhd. Bëhet me dije se në këtë segment rrugor ka dhe shembje gurësh, gjë e cila kërcënon jetët e njerëzve.

Po ashtu, përmbytje ka pasur edhe në qytetin e Beratit, ku reshjet kanë zgjatur për rreth një orë duke sjellë përmbytje në të gjitha akset rrugore./ Opinion.al

Pas