Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme ditën e sotme në Librazhd. Si pasojë e reshjeve, janë përmbytur disa banesa si dhe disa akse rrugore, duke sjellë dhe bllokimin e trafikut.
Kritike situata duket në unazë ku janë bllokuar makinat. Mësohet së është kërkuar ndërhyrje për shpëtimin e njerëzve që ndodhen në automjete.
Si pasojë e situatës së krijuar, u bllokua qarkullimi në Murrash-Semëz-Librazhd. Bëhet me dije se në këtë segment rrugor ka dhe shembje gurësh, gjë e cila kërcënon jetët e njerëzve.
Po ashtu, përmbytje ka pasur edhe në qytetin e Beratit, ku reshjet kanë zgjatur për rreth një orë duke sjellë përmbytje në të gjitha akset rrugore./ Opinion.al