Një 31-vjeçare është denoncuar e zhdukur në Librazhd. Sipas uniformave blu, në Komisariatin e Librazhdit është bërë një kallëzim nga i vëllai.
Sipas 30-vjeçarit, motra e tij, shtetasja M.Z., 31 vjeçe është larguar nga banesa.
Policia informon se ka nisur punën për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në Librazhd, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. Z., 31 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”,-njofton policia./Opinion.al